2013-11-21

Mirëpritet në secilin projekt. Dhe gjithmonë pas vetes mbanë një numër të madh të komenteve mbështetëse nga një mori fansash që pëlqejnë muzikën e tij. Është ky Capital T, hip hop artisti i cili ka bërë të ditur për Tribuna se është në prag të lansimit të projektit të tij më të ri të titulluar “GoHard”. “E kam përfunduar këngën më të re e cila titullohet “GoHard”. Për këtë këngë kam punuar me B.O Beatz (AithenticENT), ndërsa kënga është prodhuar by Mixey (AuthenticENT)”, ka thënë në fillim të bisedës Trimi Ademi duke njoftuar se kënga e re do të publikohet këtë fundjavë. “Me që është përfunduar çdo gjë, përfshirë edhe videoklipin, kënga do të publikohet të shtunën në ora 20:00.

 

Mban për vete jetën private

Por, kjo nuk është e vetmja befasi që Capital T është duke e përgatitur për fansat. Ai ka treguar gjithashtu se ka në plan të vijë edhe me bashkëpunime, të cilat nuk ka dashur t’i bëjë publike. “Kam në plan të vijë edhe me disa bashkëpunime. Por nuk do të doja t’i bëja tani publike meqë ende është herët. Kur të vijë koha do të tregoj edhe për to”, ka nënvizuar prerë ai. Por, Capo është duke punuar edhe në dy projekte tjera jashtë muzikës. “Jam duke u marr me dy projekte tjera jashtë muzikës të cilat do t’i publikoj shumë shpejt”, ka shtuar këngëtari, duke lënë në pritje secilin fans të tij.

Por, planet për artistin nuk kanë mbarim. Teksa po përfundon këtë vit, ai tashmë ka ndarë mendjen për punë edhe në shumë projekte tjera muzikore të cilat mëton t’i sjellë gjatë vitit pasues. “Po kam filluar të bëj plane edhe për vitin e ardhshëm. Përveç bashkëpunimeve të cilat do t’i realizoj edhe me klipe e kam në plan të bëj edhe një Mixtape për të gjithë fansat e hip hopit”.

Ndonëse i hapur në bisedat rreth karrierës, Capital T, mbetet i mbyllur kur pyetjet shtrohen për jetën e tij private. Ai nuk e ka parë të udhës të flas për të rejat rreth dashurisë, apo diçka më shumë rreth jetës private, duke e ruajtur me kujdes këtë pjesë të jetës vetëm për vete. “Është private”, ka thënë shkurt ai.

The post ‘GoHard’ me Capital T appeared first on Agjencia Kombëtare e Lajmeve AMA.

Nuk gjenden etiketa per kete lajm

Show more